Tronditet Interi, Mançini pranë largimit nga drejtimi

Futboll

Tronditet Interi, Mançini pranë largimit nga drejtimi

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 20:52
Roberto Mançini

Interi tronditet dhe në orët e ardhshme mund të ketë një zëvendësim në pankinë. Roberto Mançini është pranë largimit dhe në vendin e tij do të jetë tekniku holandez, Frank De Bur, me të cilin klubi ka vendosur kontaktet e para. Ndarja mes Mançinit dhe klubit të Interit vjen pas dy muajsh tensione, me shumë mospajtime mes trajnerit dhe pronarëve mbi programin dhe strategjitë që duhet të ndiqen për blerjen e lojtarëve.

Mbi të gjitha, sipas shtypit italian, ka ndikuar edhe debati mbi rinovimin e kontratës së vetë Roberto Mançinit.

Prej kohësh, klubi “zikaltër” kishte shprehur admirimin e tij për teknikun holandez, Frank De Bur, i cili në muajin maj i dha fund bashkëpunimit me Ajaksin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat