Arsenali përforcohet me talentin nigerian

Futboll

Arsenali përforcohet me talentin nigerian

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 18:08
Kelechi Nwakali

Futbollisti i talentuar nigerian, Kelechi Nwakali, është përforcim i ri i skuadrës londineze, Arsenali. Mesfushori nigerian nuk është ndonjë emër i njohur,  por konsiderohet si talent i madh që mund të shpërthejë në klubin e ‘Topçinjve’.  Trajneri Arsene Wenger ka fituar garën me Manchester Cityn dhe Chelsean për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit, i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Botëror për U-17.  Kelechi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez i cili do të ketë fatin të luajë edhe me mesfushorin ofensivë shqiptar Granit Xhakën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat