Salah e kompleton transferimin te Roma

Futboll

Salah e kompleton transferimin te Roma

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 18:50
Mohamed Salah

Futbollisti Mohamed Salah e ka kompletuar transferimin te skuadra e Romës, këtë e bën të ditur përmes një komunikate klubi i anglez, Chelsea.  Egjiptiani iu bashkua romakëve në verën e kaluar në formë huazimi nga Chelsea. Megjithatë, ai tani është edhe zyrtarisht lojtar i Romës, e cila ka ambicie të mëdha në edicionin e ri në Serie A por edhe në garat evropiane.  Sipas marrëveshjes, klubi italian ishte i obliguar që ta blinte për 15 milionë euro, pas një numri të caktuar paraqitjesh. “Mohamed Salah e ka kompletuar transferimin e përhershëm te klubi italian, Roma”, bëhet e ditur nga Chelsea. Salah kishte nënshkruar për Chelseat në janarin e vitit 2014 nga Baseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat