Zlatan Ibrahimovic dhe super makinat e tij

Futboll

Zlatan Ibrahimovic dhe super makinat e tij

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 14:59
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është një nga sulmuesit më të mirë. Të gjithë e njohin për forcën, karakterin e fort dhe për golat psektakolar që ai shënon.

Por askush nuk e di pasionin e tij për makinat e shpejta. Ibra është duke shijuar në maksimum qëndrimin në Britaninë e Madhe dhe së fundmi “The Sun” ka publikuar shpenzimet marramendëse të sulmuesit suedez i cili ka në pronësi një flotë makinash të cilat kushtojnë minimumi 1.9 milionë euro.

Pjesë e super makinave në pronësi të 34-vjeçarit suedez janë “Porsche” 918 Spyder e cila kushton minimalisht 1 milionë euro dhe “Ferrari Enzo” i ndritshëm dhe i kuq. Zlatan ka kërkuar hapësirë të mjaftueshme në shtëpinë e re, në Mançester, që të ketë një palestër për të punuar në të, por edhe të ushtrohet në artet marciale, një nga hobet e tij. Shoqëruesit e tij, gjithashtu, po i sjellin makinat personale nga Parisi, ku i mbante gjatë kohës që ishte lojtar i PSG-së.

Por shpenzimet nuk ndalen me kaq pasi suedezi paguan 25 mijë euro qira për një super vilë në të cilën jeton familja e tij pas transferimit të tij në Mançester.

Tek ‘Djajtë e Kuq’, Ibrahimovic përfiton 250 mijë euro në javë duke e kthyer suedezin në një prej lojtarëve që përfiton shuma të konsiderueshme financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat