Austriakët kanë fjalë të mira për ekipin shqiptar

Futboll

Austriakët kanë fjalë të mira për ekipin shqiptar

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 10:55
Futbollistët e Partizanit dhe Salzburgut, duke dalë në fushë

Salzburgu ka epërsinë e sfidës së parë 1:0 dhe në konak të vetin me qetësi e pret skuadrën shqiptare, Partizanin e Tiranës. Ndeshja e kthimit luhet sonte në orën 20.30, e vlefshme e rrethit të tretë eliminator për Champions League në futboll. Ndeshja e parë në Shqipëri ishte e suksesshme dhe një përvojë edukative. Sepse, ashtu si trajneri i Salzburgut, Oscar Garcia kishte paralajmëruar më parë, kundërshtari nuk ishte aspak i lehtë. Me këtë paralajmërim në mendje, Salzburg shkon edhe në sfidën e kthimit, për të cilën trajneri Garcia thotë: “Edhe në qoftë se kundërshtari nuk është i njohur shumë mirë në Europë dhe për këtë arsye ai u nënvlerësua kaq shumë, nuk është rastësi që ndodhet në raundin e 3-të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat