Sadiku drejt një ekipit që garon në Champions League

Futboll

Sadiku drejt një ekipit që garon në Champions League

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 10:50
Armando Sadiku

Sulmuesi Armando Sadiku u mund t’i bashkohet Ansi Agollit në radhët e Qarabag. Kjo është ajo që raporton portali azerbajxhanas “rekord.az”, sipas të cilit, ka qenë mbrojtësi i përfaqësueses ai që i ka bërë propozimin trajnerit Kurbanov që të afrojë sulmuesin shqiptar. Q!arabagu aktualisht është në Champions League dhe nëse kalon këtë rreth përballë çekëve të Vitoria Plzen, do të ketë të siguruar minimalisht pjesëmarrjen në fazën në grupe të Europa League. Për këtë arsye, po monitorohen lojtarë të afirmuar në mënyrë që të bëhet një paraqitje sa më e mirë në Europë. Mes alternativave është edhe Sadiku, i cili kërkon të largohet nga Zurich, sepse nuk dëshiron të luajë në kategorinë e dytë zvicerane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat