Oscar në radarin e Interit

Futboll

Oscar në radarin e Interit

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 16:11
Oscar

Interi ka shfaqur interesim për mesfushorin e Chelseat.

Ardhja e Antonio Contes në krye të stolit të Chelseat, i ka shtuar mundësitë e largimit të Oscar nga ‘Stamford Bridge’.

Braziliani nuk është pjesë e planeve të ish-trajnerit të Juventusit dhe për të ka shfaqur interesim Interi, transmeton KosovaPress.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, trajneri Roberto Mancini u ka kërkuar drejtuesve që ta sjellin Oscarin në ‘Giuseppe Meazza’ dhe shumë shpejtë pritet që të bëhet një ofertë zyrtare për 24-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat