Kush ia uron serbit ditëlindjen por në prapavijë flamurin shqiptar?

Futboll

Kush ia uron serbit ditëlindjen por në prapavijë flamurin shqiptar?

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 15:26
Nemanja Matiq

Mesfushori serb i Chelsea-t, Nemanja Matiq, ka festuar 28 vjetorin e tij dhe klubi anglez i ka uruar atij ditëlindjen nëpërmjet rrjeteve sociale.  Por postimi i londinezëve në Twitter nuk ka qenë edhe aq i menduar mirë, pasi menjëherë tifozët e futbollistit serb kanë vënë re se diçka nuk shkonte në fotografinë e hedhur. Në foto, pas shpinës së Matiq, dallohet qartësisht një flamur shqiptar, një imazh të cilin tifozët serbë nuk e kanë kapërdirë lehtë duke e komentuar gjerësisht si një gafë të Bluve në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat