Inter edhe më pranë Candrevës, tenton edhe Joao Marion

Futboll

Inter edhe më pranë Candrevës, tenton edhe Joao Marion

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 19:32
Joao Mario

Në pritje të marrjes së një përgjigje përfundimtare për të arritur marrëveshjen me mesfushorin Candreva, në kapin zikaltër është rikthyer interesi për portugezin Joao Mario.

Në fakt tratativat për kampionin e Evropës i kishin parë më konkretë se të gjitha klubet e tjera zikaltrit, por orët e fundit në lojë është futur edhe kompania Suning, aksionere e Interit.

Klubi portugez i Sportingut refuzoi ofertën prej 35 milionë eurosh të bërë nga Interi, por tani është shfaqur edhe manaxheri i tij që duket se po punon për transferimin në një tjetër kampionat evropian. Ai ëshjtë shprehur se nuk duhet të shfrytëzojë ofertën e zikaltërve.

Ndërkohë Inter duket se ka bindur edhe presidentin Lotito për mesfushorin Candreva, ku do të paguhen 21 milionë euro dhe 4 milionë bonus në rast të kualifikimit për në Champsion League, ndërsa Candreva do të përfitojë 2.7 milionë euro në 4 sezone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat