Mancini: Punoj për të përmirësuar Interin

Futboll

Mancini: Punoj për të përmirësuar Interin

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:42
Roberto Manconi

Trajneri Roberto Mancini hodhi edhe njëherë tjetër poshtë zërat që flasin për një largim të mundshëm të tij nga Interi por në të njëjtën kohë nuk nguroi të thumbonte drejtuesit e klubit zikaltër, presidentin Erick Thohir dhe pronarët e rinj kinezë. Në New York Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj argjentinasve të Estudiantesit, teksa golit të realizuar nga japonezi Yuto Nagatomo që në fillim iu përgjigj Desabato në fundin e pjesës së parë. Pas miqësores së zhvilluar ndaj skuadrës argjentinase, Mancini intervistuar nga mediat theksoi se nuk ka aspak ndërmend të japë dorëheqjen nga banka zikaltër: Më keni dëgjuar të flas ndonjëherë për diçka të tillë, unë ndodhem këtu dhe punoj për të përmirësuar Interin”, deklaroi tekniku italian. Më tej 51-vjecari nga Iesi thumboi drejtuesit duke u shprehur:” Shpresoj që edhe të tjerët të punojnë për ta bërë Interin më të fortë”. I pyetur për tensionin që ekziston mes tij dhe krerëve më të lartë të klubit Mancini u përgjigj në mënyrë diplomatike duke shtuar sa ai punon vetëm për të përgatitur në mënyrën më të mirë skuadrën për fillimin e kampionatit. Lidhur me deklaratat e fundit të presidentit Thohir, trajneri theksoi se ai është presidenti dhe mund të thotë çfarë të dojë. Për sa i përket afrimit të mundshëm të Candrevas kalimi i të cilit te Interi është thuajse i sigurtë Mancini deklaroi se për momentin Antonio është një futbollist i Lazios dhe nuk mund të flasë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat