Sadiku shënon, Zurich starton me fitore

Futboll

Sadiku shënon, Zurich starton me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2016 Në ora: 14:44
Armando Sadiku feston me shokë

Skuadra e Zurich-ut kësaj here e nisë edicionin në Ligën e Dytë të Zvicrës (Challenge League), jo si gjithmonë në elitën e futbollit. Megjithatë, Zurich startoi me fitore me rezultat 2:0 në përballje me Winterthur-in, në ndeshjen e javës së parë, duke paralajmëruar rikthimin e shpejt në Superligë.  Dy reprezentuesit e Shqipërisë, Sadiku dhe Burim Kukeli luajtën titullar dhe treguan lojë të mirë. Rodriguez shënoi në minutën e 12-të dhe Sadiku në atë të 82-tën. Sadiku u zëvendësua në minutën e 84-të, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat