Kaos te Interi

Futboll

Kaos te Interi

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 12:00
Mancini

Nuk kanë fund trazirat në shtëpinë e Interit. Pas humbjes 3:1 kundër PSG-së, trajneri aktual i Interit, Roberto Mancini ka mohuar zërat e dorëheqjes duke theksuar se situata nuk ka ndryshuar pas takimit me Thohir. Strategu italian nuk do të japë dorëheqjen. Kështu të paktën raportojnë mediat italiane pas takimit që ai ka patur me presidentin Thohir. “Asgjë nuk ka ndryshuar pas takimit me Thohir. Unë jam trajneri i Interit dhe pritet të jem edhe në të ardhmen. Takimi me Thohir ishte për qartësuar zërat mediatike”, u shpreh Mancini. Ndërsa i pyetur nëse Icardi është nxjerrë në shitje, Mancini është përgjigjur: “Për këtë pyesni Thohir, jo mua".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat