Akuzon drejtuesit e Barcelonës për Messin

Futboll

Akuzon drejtuesit e Barcelonës për Messin

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 16:14
Laporta e Messi para disa viteve

Joan Laporta thumbon Josep Maria Bartomeun. Ish presidenti i Barcelonës i cili humbi në zgjedhjet e fundit ndaj kreut aktual të Barcës, Josep Maria Bartomeu në një prononcim për mediat ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesit klubit blaugrana për faktin se disa prej tyre dëshirojnë të largojnë Lionel Messin nga skuadra. Sipas Laportës në kastën drejtuese të Barcës është një dorë e zezë e cila nuk dëshiron që ylli argjentinas të qëndrojë në Camp Nou. ” Ekziston një strategji e qartë e disa drejtuesve për të larguar Messin nga Barcelona, theksoi Joan Laporta në fjalën e tij. Deklarata të forta këto të ish presidentit të klubit katalanas në drejtim të numrit 1 të Barcës Josep Maria Bartomeu. Gjithsesi deri tani duken të pabaza sepse Lionel Messi aktualisht është shumë i lumtur te Barcelona dhe as që ka ndërmend të largohet nga ekipi. Pavarësisht interesimit të Manchester City-it dhe Chelsea-it, dëshira e 5-herë fituesit të Topit të Artë është ta mbyllë karrierën te Barcelona. Dëshira e Messit për Barcelonën është aq e madhe saqë Leo i cili së fundmi ka ndryshuar look duke u kthyer në biond ka përfunduar përpara kohe pushimet për tiu bashkuar skuadrës blaugrana në stërvitje në përgatitjet që Barcelona po  bën në prag të sezonit të ri futbollistik 2016-2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat