Gashi titullar, baras në derbin amerikan

Futboll

Gashi titullar, baras në derbin amerikan

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2016 Në ora: 12:39
Shkëlzen Gashi

Sulmuesi nga Kosova, Shkëlzen Gashi, me ekipin e Colorado Rapids, nuk e fituan derbin amerikan. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë u paraqit titullar, bëri lojë të mirë, por me ekipin e tij në vatër të vet barazuan me rezultat 1:1 ndaj Dallasit. Në minutën e 44-të, Hairston shënoi për epërsinë e  Colorados dhe kur pritej se po shkojnë drejt fitores, këtë ia mohoi Ulloa tetë minuta pa përfunduar takimi. Ulloa barazoi rezultatin dhe i solli një pikë Dallasit, e cila kryeson me 41 pikë, ka tri pikë e tri ndeshje më tepër se Colorado që pozicionohet në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat