Sulmi i Mynihut, Mavraj: Sot qajnë zemrat tona

Futboll

Sulmi i Mynihut, Mavraj: Sot qajnë zemrat tona

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:46
Mërgim Mavraj

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për sulmin e Mynihut, ku mbetën të vrarë 10 persona, mes të cilëve tre shqiptarë të Kosovës.

“Sot qajnë zemrat tona...Nuk mund të gjej fjalë për ngushëllimin e familjarëve që kanë humbur dritën e syve! Akte të tilla nuk njohin moshë, fe, gjini e as kufi! Zoti jua lehtësoftë dhimbjen familjarëve”, shprehet Mavraj përmes një postimi të bërë në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat