Kush është kundërshtari i Partizanit?

Futboll

Kush është kundërshtari i Partizanit?

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 10:32
Një pamje nag ndeshja e Salzburgut

FC Red Bull Salzburg, kundërshtari i “demave të kuq” në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve, është një klub i njohur austriak, i themeluar në vitin 1933 . Për shkak të kufizimeve të sponsorizimit, klubi në fjalë është i njohur si FC Salzburg, por më parë njihej si SV Austria Salzburg. Ai ka pasur disa emra të sponsorizuar, para se të blihej nga Red Bull GmbH në vitin 2005, i cili riemëroi klubin dhe ndryshoi ngjyrat e saj nga vjollcë dhe e bardhë në të kuqe dhe të bardhë. FC Red Bull Salzburg fitoi trofeun e parë ne Bundesligën austriake vetëm në vitin 1994 , ku nisi ngjitjen e madhe në futbollin vendas. Lojtarët e FC Red Bull Salzburg i gëzohen një goli Suksesin më të madh e arriti në “UEFA Cup Final”, viti 1994, ku humbi 1-0 në finale me Interin . Ekipi aktualisht ka 10 tituj të ligës austriake; 1993–1994, 1994–1995, 1996–1997, 2006–2007, 2008–2009, 2009–2010, 2011–2012, 2013–2014, 2014–2015, 2015–2016 me emrin e vet, si dhe 4 Kupa Austriake: 2011–2012, 2013–2014, 2014–2015, 2015–2016. Sezonin e kaluar, ky ekip mori 2 trofetë në Austri, kupë dhe kampionat. Trajner i ekipit është spanjolli Óscar García, që nga korriku 2015. Valon Berisha, lojtari me origjinë kosovare, që luan me FC Red Bull Salzburg Kundërshtari i Partizanit është konglomerat të huajsh, ku veçohet spanjolli Jonatan Soriano (kapiten), me shumë përvojë nga liga spanjolle, izraeliti Munas Dabbur, shqiptaro-norvegjezi Valon Berisha, brazilianët Miranda, Wanderson dhe Bernando, portieri gjerman Alexander Walke, disa lojtarë me origjinë afrikane, 2 japonezë cilësorë, disa lojtarë nga ish-Jugosllavia dhe mjaft lojtarë vendas. Vlera e klubit austriak është 48,90 milionë €. Në Kupat e Europës, FC Red Bull Salzburg ka këtë bilanc: 132 ndeshje; 62 fitore, 20 barazime, 50 humbje. Golaverazhi: 193-166.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat