Mourinho refuzon ta nënshkruajë fanellën e Chelseas

Futboll

Mourinho refuzon ta nënshkruajë fanellën e Chelseas

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:39
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka refuzuar që ta nënshkruajë një fanellë të Chelseas.

Skuadra e Manchester United me në krye Jose Mourinhon, ka arritur në Kinë për turin parasezonal.

“Djajtë e Kuq” janë pritur në aeroport nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilën kanë kërkuar fotografi dhe autografe nga futbollistët e klubit anglez.

Por, ai që e mori vëmendjen ishte Jose Mourinho. Trajneri portugez refuzoi ta nënshkruante një fanellë të ish klubit të tij, Chelsea, duke i firmosur vetëm ato të Man Utd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat