Zyrtare: Mario Götze nënshkruan me Borussia Dortmund

Futboll

Zyrtare: Mario Götze nënshkruan me Borussia Dortmund

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 korrik 2016 Në ora: 12:51
Mario Götze

Kampioni botëror, Mario Götze, do ndryshojë klubin gjatë sezonës së ardhshme nga Bajerni te Borussia Dortmund. Lajmi tani është zyrtar dhe është publikuar te gjithë mediat gjermane.

“Çështja ka mbetur vetëm te punët administrative të kontrolleve mjekësore,” shkruajnë nga BVB, përcjell botasot.info. Kontrata do jetë e vlefshme deri në 30 qershor 2020 dhe ai do aktivizohet prej në fillim të gushtit me klubin e ri.

Mario që shënoi golin më të vlefshëm ndërvite për Gjermaninë, në finalen e KB 2014 kundër Argjentinës, u transferua në 2013 nga Borusia drejt München për 37 milion euro.

Kohët e fundit ai vuante për aktivizim dhe me transferimin e ri shpreson që të kthehet aty ku i takon./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat