Doll flet për humbjen nga shqiptarët: Lojtarët tanë e bënë në brekë

Futboll

Doll flet për humbjen nga shqiptarët: Lojtarët tanë e bënë në brekë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 12:50
Thomas Doll

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Trajneri i Ferencvaros, Thomas Doll pas eliminimit nga Partizani ka kritika të ashpra në drejtim të lojtarëve të tij.  Ish-trajneri i Dortmundit është përzgjedhur si trajneri i vitit në Hungari teksa arriti të kthejë Ferencvarosin te titujt pas 12 vitesh. Ai u kërkoi falje tifozëve pas ndeshjes, teksa mori dhe përgjegjësit e humbjes. “Duhet ti kërkoj falje tifozëve për këtë paraqitje të pajetë. Nuk e shpjegoj dot sesi pas atij fillimi të mirë dhe marrjes së avantazhit, të kthejmë kundërshtarin në atë mënyrë sërish në lojë dhe ta ngremë në këmbë. Disa lojtarë nuk dhanë asgjë, e bënë në brekë. Është gjynah të ndodhë në një ndeshje kaq të rëndësishme, në stadiumin tonë, me një shans për të kaluar më tej”, tha ai. Thomas Doll ndihet i tradhtuar nga lojtarët dhe është gati madje edhe që të largohet. “Nëse unë jam fajtori për këtë futboll skandaloz, atëherë marr valixhet dhe iki sepse këtë futboll nuk e pranoj dot. Është e pamundur. Luftuam një sezon të tërë për këtë mundësi dhe shkojmë luajmë kështu”, u shpreh Doll pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat