Pajazit "Paul" Mena, Referi shqiptarë, referi zyrtar në ligën amerikane të Futbollit - MLF

Futboll

Pajazit "Paul" Mena, Referi shqiptarë, referi zyrtar në ligën amerikane të Futbollit - MLF

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:12
Pajazit "Paul" Mena


Mena - i cili është një emigrant shqiptarë nga Ohri, në SHBA, nuk e ka këtë paraqitjen e tij të parë në ligat amerikane të Futbollit - Soccer, mbasi ai ka referuar edhe në ligat e tjera të Futbollit në SHBA.Për afro një dekadë, është pranuar edhe anëtar i Federatës Amerikane të Referve të Futbollit, U.S. Soccer Federation Referee, duke mbajtur edhe stemën zyrtare të USSF Soccer Official Referee

WAYNE NJ : Gjyqtari shqiptar  i futbollit, në SHBA, dhe i pari gjyqtar futbolli zyrtar me sa dim ne, Pajazit "Paul" Menoski, ka postuar në statusin e tij ne Facebook, një set me fotografi, të cilat tregojnë atë në pjesmarrjen e gjyqtarëve në ligën amerikane të Futbollit - MLF.  

Menoski, ka pozuar dy ditë më parë me kolegët e tij amerikan dhe drejtuesit e lartë, në momentin inagural të këtij turneu në San Jose - California me : President/CEO Rosario Lopez Jr., Ed Philippe Dor, dhe me Commissionerin të MLF Cup, Billy Denman

Ai me disa kolegë të tij, ka gjykuar ndeshjet finale të Major League Futsale (MLF), cila është liga e futbollit të vogël në SHBA. Finalet e të cilit janë zhvilluara ne San Jose të Kalifornisë në mes të korrikut, nga data 14 korrik -17, 2016 

Por, Mena - i cili është një emigrant shqiptarë nga Ohri, në SHBA, nuk e ka këtë paraqitjen e tij të parë në ligat amerikane të Futbollit - Soccer, mbasi ai ka referuar edhe në ligat e tjera të Futbollit në SHBA.

Dhe, ai për afro një dekadë, është pranuar edhe anëtar i Federatës Amerikane të Referve të Futbollit, U.S. Soccer Federation Referee, duke mbajtur edhe stemën zyrtare të USSF Soccer Official Referee.

Ai është gjithashtu edhe një veprimtar i njohur në komunitetin shqiptarë - në New Jersey, aty ku jeton dhe është anëtarë i kahershëm e Fondit të Përbashkët Shqiptarë të Patersonit, anëtarë i 
Qendres Kulturore e Shqiptarëve në New Jersey (Albanian Culture Center -ACC), dhe një ndër organizatorëtdhe drejtuesit e Turneut të Futbollit të vogël, nga shqiptarët në zonën e Tri-Shteshit.

Në Turneun gjithë-shqiptar në minifutboll në salla të mbyllura  “Vllaznimi Soccer Tournament – 2015”  organizimi më i madh futbollistik sportiv i shqiptarëve të Amerikës, i cili vitin e kaluar shënojë edicionin e 7-të me radhë, një eveniment sportiv, i cili organizohet për çdo fund-vit nga “Qendra kulturore Shqiptaro-Amerikane”, ose Struganët e Amerikës, me seli në shtetin e Nju Xhersit, Pajazit Mena, ishte ndër organizatorët kryesorë së bashku me , Ajri Hoxha, dhe Edip Ramadani, Kalosh Sela, e të tjerët.

Pajazit "Paul" Menoski, i cili së bashku me familjen e tij, është pronar i një biznesi të vogël - dhe ka kryer kolegjin - thotë se : “Unë në SHBA, me të vërtetë mund të them se kam realizuar ëndrrat e mia".

"Kjo është ëndrra ime", ka thënë Menoski, për një gazetë lokale në qytetin ku ai jeton Wayne të Ne Jerseyt. “Dhe, me të vërtetë mund të them se në Amerikë, është realizuar ëndrra ime. Unë me të vërtetë gëzojë së bashku me familjen time - këtë gjë, unë dhe familja ime dua që njerëzit e tjerë të gëzojnë me mua. “
Pajazit Mena - (Paul Menoski), dhe familja e tij, janë shqiptarë, nga qyteti i Ohrit, të cilët erdhën në Shtetet e Bashkuara nga Maqedonia, disa dekada më parë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat