Conte s’e ka ndërmend ta shesë Costan

Futboll

Conte s’e ka ndërmend ta shesë Costan

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 17:06
Diego Costas

Antonio Conte shuan spekulimet për largim të mundshëm të Diego Costas.

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle, ka kohë që po kërkohet nga ish-skuadra e tij Atletico Madrid.

Mirëpo, trajneri i Chelseat nuk dëshiron që të mbetet pa Costan, duke ua bërë më dije të gjitha skuadrave se ai do të qëndrojë në Londër, transmeton KosovaPress.

“Diego është lojtar i yni, ai është fantastik dhe i pazëvendësueshëm në fazën e sulmit”.

“Ai po ashtu është shumë i lumtur këtu dhe është duke punuar fort që të jetë i gatshëm për stinorin e ri”, ka deklaruar ish-trajneri i kombëtares së Italisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat