Premi të çmendura për Partizanin nëse eliminojnë hungarezët

Futboll

Premi të çmendura për Partizanin nëse eliminojnë hungarezët

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 14:47
Pamje nga konferenca

Partizani nga Tirana do të luajë nesër (19.30) ndeshjen e kthimit ndaj Ferencvaroshit në transfertë, pasi takimi i parë ka përfunduar në shifrat 1:1 dhe drejtuesit e kuq kanë menduar për të motivuar financiarisht ekipin. Në rast se të kuqtë arrijnë të kalojnë në rrethin tjetër të Champions League, përfitimet financiare të klubit do të jenë më të mëdha dhe një gjë e tillë do të reflektohet edhe te lojtarët. Burime të besueshme pranë klubit kryeqytetas kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se premitë që presidenti Demi ka vendosur t’u japë lojtarëve të tij do të jetë jo pak, por plot 250 mijë euro. Fillimisht ishte vendosur që premitë të ishte 150 mijë euro, por klubi vendosi ta shtojë shifrën, duke karikuar edhe më shumë lojtarët e kuq. Gjithashtu është e para herë që presidenti Demi vendos të shpërblejë lojtarët me një premi “të çmendur”, pasi për ndeshjet e kampionatit apo titullit kampion ai ka vendosur shuma modeste në krahasim me ndeshjen e Champions League. Me sa duket, numri një i të kuqve kërkon me çdo kusht që skuadra e tij të shkojë sa më larg në kompeticionin prestigjioz dhe për këtë arsye nuk do të kursehet në asnjë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat