Kjo është oferta e Interit për Adnan Januzajn

Futboll

Kjo është oferta e Interit për Adnan Januzajn

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 08:06
Adnan Januzaj

Mesfushori 21 vjeçar nuk do të ketë hapësira edhe këtë sezon që po vjen nën urdhrat e Jose Mourinhos pas mbërritjes së Henrik Mkhitaryan.

Januzaj nuk është më një prej lojtarëve që konsiderohet si pjesë e formacionit te United, madje edhe vitin e kaluar ai u huazua te Borussia Dortmund përpara se të rikthehej sërish te rezervat e klubit nga Manchester. Lojtari i përfaqësueses belge bëri shtatë paraqitje me U21 sezonin e kaluar.

Por siç ka raportuar italiania CalcioMerkatoWeb, Inter mund t’i ofronte një zgjidhje Januzajt.

Sipas ueb-faqes italiane Inter ka gati një ofertë për belgun pas vështirësive që po kalon me transferimet e Joao Mario dhe Antonio Candreva.

Klubi italian është gati ta huazojë lojtarin me origjinë shqiptare me të drejtë blerje vitin tjetër prej tetë milionë euro. Kontrata e Januzajt me United skadon në vitin 2018. Deri tani ai ka bërë 50 paraqitje duke shënuar pesë gola me United. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat