Klubi i madh shqiptar përgatitet në Serbi

Futboll

Klubi i madh shqiptar përgatitet në Serbi

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2016 Në ora: 11:39
Para nisjes në Serbi

Skuadra e Tiranës përgatitjet i zhvillon në Serbi. Futbollistët e klubit të madh shqiptar mëtojnë që të përgatiten sa më mirë dhe si vend më të përshtatshëm për përgatitje e kanë gjetur Zllatiborin në Serbi. “Bardheblute do të qendrojnë për dy javë në Serbi për të zhvilluar fazën përgatitore. Në axhendën e ditëve stërvitore janë programuar të luhen katër ndeshje miqësore me skuadra që po zhvillojnë përgatitjet në Zllatibor. Ekipi do të kompletohet me të tjera përforcime në ditët në vijim. Klubi po punon me kujdes për të gjetur përforcimet e nevojshme për repartin e sulmit, aty ku skuadra ka me tepër nevojë. Shumë shpejt bardheblutë do të jenë të plotë për sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat