Conte: Kemi lojtarë fantastik

Futboll

Conte: Kemi lojtarë fantastik

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:47
Antonio Conte

Chelsea ka pësuar humbje të hidhur në miqësore me rezultat 2:0 nga Rapidi i Vjenës.  Megjithatë, kjo humbje është një mësim i mirë për skuadrën londineze e cila është duke shikuar pikat më të dobëta që ka në secilin repart dhe t’i evitojë ato. Trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte, është optimist se do të ndërtojë një skuadër të fortë. Ai ka thënë se do ta ndihmojë yllin e ekipit Eden Hazard të arrijë në nivelet e Messit dhe Ronaldos. “Chelsea ka lojtarë që mund të jenë me të mirët në qarkullim. Mendoj se me punë ata mund të përmirësohen ende shumë. Sepse tani ne kemi lojtarë fantastik që kanë shumë talent, por në këtë moment bota nuk mendon se ata janë në një nivel me Messin, Suarez, Neymar, Ronaldon apo Pogban. Detyra e trajnerit është të punojë me lojtarët më të mirë dhe t’i përmirësojë ata”, ka thënë Conte, i cili njihet si trajner i trofeve.  Ky është një lajm i mirë për tifozët e Chelsea-it, të cilët duan ta shikojnë sulmuesin  belg të kthehet në formën e dy viteve më parë, kur ai fitoi çmimin si Lojtari i Vitit i Premier League. “Është e rëndësishme për ne të kemi Hazard në maksimumin e formës së tij, psikologjikisht dhe fizikisht. Kam folur me të dhe jam shumë i kënaqur që kam mundësin të punoj me lojtarë si ai. Ka shumë rëndësi për mua që të krijoj frymën e duhur brenda ekipit para fillimit të sezonit. Ai i kaluari ka qenë zhgënjyes për të gjithë, është e pabesueshme se si Chelsea e ka mbyllur kampionatin në vendin e 10-të. Kjo skuadër është mësuar të luftojë për titullin deri në fund të sezonit, të fitojë trofe dhe ta luajë në Champions”, tha Conte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat