Shqiptari nga Vushtrria ‘dogji’ rusët

Futboll

Shqiptari nga Vushtrria ‘dogji’ rusët

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2016 Në ora: 12:06
Milot Rashica

Talenti nga Kosova, Milot Rashica, gjithnjë e më mirë po luan në ndeshjet miqësore.  Futbollisti vushtrrias shënoi golin e fitores për ekipin holandez, Vitesse. FC Vitesse e gjunjëzoi me rezultat 2:1 ekipin rus, Rubin Kazan. Në minutën e 49-të, Rashica, me një veprim mjeshtëror huton dy-tre mbrojtës, i cili me një gjuajtje nga rreth 17 metra,  dogji portierin rival dhe 0:2. Në minutën e 31-të, Zhang shënoi dhe në atë të 49-të Rashica, ndërsa për Rubinin Karadeniz realizoi në minutën e 58-të. Rashica u paraqit titullar dhe konfirmoi edhe një herë formën e tij të lart, duke bërë me dije se janë të gatshëm për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat