Kante: Nuk refuzohet Chelsea (Foto)

Futboll

Kante: Nuk refuzohet Chelsea (Foto)

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:05
N’Golo Kante

Chelsea ka kompletuar transferimin e ‘N’Golo Kantes nga Leicester City, i cili ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me ‘Blutë e Londrës’.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me njërin nga klubet më të mëdha në Evropë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet”, tha Kante.

“Mundësia për të luajtur nën urdhrat e Antonio Contes dhe përkrah lojtarëve më të mirë në botë, ishte shumë e mirë për t’u refuzuar”, shtoi francezi.

“Sezoni im i parë në Premierligë ka qenë fantastik, shpresoj të arrij më shumë me fanellën e Chelseat. Mezi po pres që t’i takoj shokët e skuadrës dhe të ndihmojë ekipin për të arritur gjëra të mëdha në të ardhmen”, shtoi ndër të tjera transferimi i ri i Chelset.

Sipas asaj që mëson 'Sky Sports', Kante i ka kushtuar Chelseat 38 milionë euro. Për lojtarin në fjalë u interesua edhe Zinedine Zidane, që e dëshironte në Santiago Bernabeu, por mesfushori francez preferoi të qëndrojë në Premierligë. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat