Istrefi: Ferizaj do të jetë konkurrues i fortë në elitë

Futboll

Istrefi: Ferizaj do të jetë konkurrues i fortë në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2016 Në ora: 19:45
Agron Istrefi

Ferizaj me disa përforcime mëton të jetë një skuadër e fortë në elitën e futbollit. Ferizajasit pas një viti janë rikthyer në Raiffeisen Superligë dhe me pretendime që të arrijnë rezultate të mira. Kapiteni i Ferizajt, Agron Istrefi, deklaroi se atmosfera është shumë e mirë në klub dhe beson se do të jenë të komponuar mirë deri në fillim të edicionit të ri. “Përgatitjet i kemi filluar me kohë dhe ftesës së trajnerit iu kanë përgjigjur të gjithë futbollistët. Atmosfera në ekip është jashtëzakonisht e mirë edhe përkundër faktit që kjo fazë është shumë e mundimshme sidomos faza e parë”, tha Istrefi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Futbollisti më përvojë thotë se kanë filluar me përforcime, duke paralajmëruar se ekipi i tij do të jetë i kompletuar në çdo aspekt “Në ekip kryesisht janë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat