“Champions League”/ Partizani barazon ndaj Ferencvaros

Futboll

“Champions League”/ Partizani barazon ndaj Ferencvaros

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 22:22
ndeshja

Partizani barazoi 1-1 me Ferncvarosin në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Champions League. Në pamje të parë një rezultat shumë i mirë  nëse merret në konsideratë emri dhe fornca e kundërsharit, por për atë që dhanë në fushë të kuqtë ndoshta meritonin më shumë. Perla e Realdo Filit do të kishte tjetër vlerë nëse Partizani do të kishte shmangur golin e Bodes, në një moment pasigurie në fazën mbrojtëse.

Asnjë ndryshim në formacionin e të kuqve krahasuar me sfidën ndaj Slovan Bratislavës, të zhvilluar po në “Elbasan Arena”. Trajneri Adolfo Sormani nuk futet në aventurë dhe i nban në stol të dy sulmuesit që mbërritën ditët e fundit, Ekuban dhe Volas. Edhe ndaj Ferencvarosit i vetëm në sulm u aktivizua Fili, me Torrasan dhe Vilën që mbështesnin nga krahët, ndërsa Trashi, Ramadani dhe Batha formonin murin para katërshes se mbrojtjes Ibrahimi-Krasniqi-Arapi-Kalari. Të kuqtë shfaqen agresivë që në minutat e para, duke iu afruar disa herë rrezikshëm zonës së Ferensvarosit. Edhe pse i vetëm Fili punon shumë në majën e sulmit madje e detyron gjyqtarin të ndëshkojë me karton të verdhë Nalepan, që është një kohë me vonë se në ndërhyje në të 23-ën. Gjithsesi mungojnë rastet e pastra për shënim. Pas minutës 30 skuadra hungareze fillon ta qarkullojë me mirë topin dhe i afrohet rreizkshëm zonës së Partizanit, me Hoxhën që në të 35-ën largon një harkim të rrezikshëm të Ramirez. Trajneri i Ferencvarosit Thomas Doll nuk fsheh nervozizmin në 40′ për faktin se futbollistët e tij nuk po dilnin në lojën e tyre. Gjuajtja nga distanca e Pinter në të 44 -rën nuk kishte saktësinë e duhur për të shqetësuar Hoxhën.

Pjesa e dytë nis me një mrekulli të Realdo Filit. Futbollisti fierak, pasi i rrëmben topin mbrojtjes mike, në ecje e sipër lëshon një silur të pakapshëm për portierin Busz.

Të pranishmit në Elbasan Arena nuk mund t’u besojnë syve, Partizani e sheh veten në avantazh dhe mund të dirigjojë lojën.

Ferencvaros mundohet te reagojë për has në rezistencën e të kuqve, që ushtrojnë presion që në gjysmëfushën kundërshtare. Në të 60-ën Lovrenscisc gjen mundësinë për të gpditur, por Hoxha pret në pozicion.

Fili i vëmendshëm i rrëmben një tjetër top mbrojtjes se Ferencvaroshit, në të 63-ën, por këtë radhë 20-vjecari godet vetëm rrjetën e jashtme. Kundërpërgjigjen menjëherë hungarezët një minutë më pas, por Krasniqi mbyll me vendosmëri zonën.

Doll bën dy ndryshime në të njëjtën kohë, Bode dhe Sestak zënë vendet e Djuricin dhe Rado, ndërsa Sormani hedh në fushë Ekuban në vend të Torrasas.

Një rivënie e gjatë e Alban Hoxhës në të 70′ shndërrohet në njëfarë mënyrë në asist për Ekuban, që rrëzohet në zonën pas një dyluftimi ajror, por për kryesorin gjithcka është e rregullt. Vjen momenti i barazimit të Ferencvarosit, i sapofuturi në fushë Bode, pasi i vidhet pas shpine Arapit, në një kënd thuasje të pamundur arrin të mposhtë Hoxhën. Goli i barazimit i jep zemër Ferencvarosit, që në të 74- godet shtyllën. Me fat Hoxha që për pak mund të shkaktonte autogol.

Sormani i pakënaqur me lojën në fazën mbrojtëse në të 80-ën aktivizon Atandën në vend të Vilës, ndërsa Ekuban që zhvendoset në krahun e djathtë. Pak minuta më pas italiani konsumon edhe zëvendësimin e tretë, me Filin që ia lë vedin Volasit. Asgjë nuk ndrshoi në minutat e mbetura me Partizanin që filtroi me fitoren, por pa mundur që ta shijonte atë. Kualifikimi në fazën tjetër mbetet një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur, por jo i pamundur. Në ndeshjen e kthimit duhet një mrekulli dhe pak fat, për t’i parë të kuqtë në raundin e tretë të Championsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat