Ofertë prej 80 milionë euro për Moratan, refuzohet nga Real Madrid

Futboll

Ofertë prej 80 milionë euro për Moratan, refuzohet nga Real Madrid

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 11:36
Alvaro Morata

Real Madrid ka refuzuar një ofertë me vlerë prej 80 milionë euro për sulmuesin Alvaro Morata.

Real Madrid ka refuzuar një ofertë me vlerë prej 80 milionë euro për sulmuesin Alvaro Morata para se të vendos për ta mbajtur atë në Santiago Bernabeu.

Morata kërkohej nga Chelsea dhe Arsenal, pasi “Los Blancos” shfrytëzuan opsionin e rikthimit të tij nga Juventus për 30 milionë euro.

Mirëpo, menaxheri i Moratas është takuar me drejtuesit e Real Madridit të cilët i kanë konfirmuar vendimin se dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin në klub.

Madje, ata kanë njoftuar se kanë refuzuar një ofertë me vlerë prej 80 milionë euro për Moratan, por pa e bërë të ditur emrin e klubit që e ka paraqitur atë, shkruan “Goal.com”.

Fillimisht pritej që Morata të largohet nga Real Madrid, por trajneri Zinedine Zidane në fund ka vendosur ta mbajë atë në skuadër për sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat