Kryeministri Rama i vizitoi futbollistët e Shqipërisë

Futboll

Kryeministri Rama i vizitoi futbollistët e Shqipërisë

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 16:09
Edi Rama me futbollistët e kombëtares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë një vizitë befasuese te futbollistët e kombëtares, para se ata të niseshin për në pjesën përfundimtare të kampionatit Evropian, Euro 2016.

Në rrjetin Twitter zoti Rama ka shkruar se e ka vizituar skuadrën mbrëmë në Bergamo të Italisë, ku ata ishin në stërvitje për kampionatin që organizohet në Francë.

“Mirëupafshim në Francë. Duke i përcjellur kuqezinjtë në finalet historike të Euro2016”, ka shkruar Edi Rama.

Këtë të shtunë, Shqipëria ndeshet me kombëtaren e Zvicrës. Në kuadër të grupit kualifikues A, kombëtarja shqiptare, po ashtu, takohet me kombëtaren vendëse, Francën dhe me Rumaninë, raporton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat