Figo flet për largimin nga Barca, kalimin te Reali dhe nënshkrimin me Interin

Futboll

Figo flet për largimin nga Barca, kalimin te Reali dhe nënshkrimin me Interin

Më: 31 maj 2016 Në ora: 11:01
Luis Figo

Një nga lojtarë më cilësor dhe më të komentuar nga shekullin XXI, padyshim që është Luis Figo.

“Kalimi te Barca? Për një sërë arsyesh më ishte bllokuar kalimi në Itali, ku fillimisht kisha kërkuar dhe pastaj mu dha mundësia të luaj në Spanjë. Isha shumë i lumtur me kalimin te Barca, edhe pse nuk arrita në Serie A, i cili në atë kohë ishte objektivi im. Por, te Barca pata mundësinë të punoj me legjendën e futbollin Johan Cruyff, i cili nuk është më me ne”.

“Koha te Barcelona? Kam kaluar një periudhë fantastike. Nuk e mohoj të kaluarën time. Ajo që ka ndodhur është pjesë e karrierës time dhe e historisë së klubit dhe duhet mbajtur mend”.

“Marrëveshja me Florentino Perez për të nënshkruar me Real Madridin? Kurrë nuk kamë bërë një të atillë me Florentinon, e kamë bërë vetëm me Realin. Florentino, në atë kohë ishte kandidat për president dhe ai ka folur vetëm me agjentin tim dhe pasi unë isha nën kontratë. Gjatë asaj kohe unë dhe agjenti im kemi folur, por nuk ka pasur kontratë që më lidhte mua dhe atë. Të gjitha që thuhen janë të pa vërteta, e gjitha ajo që ndodhi ishte vendim i imi dhe duke vlerësuar gjërat unë vendosa të nënshkruaj me Real Madridin”, shtoi Figo.

“Përplasja mes Cruyff dhe Nunez (Presidentit të atëhershëm të Barcës)? Ne duhet të mësojmë nga e kaluara. Nuk jam duke e fajësuar askënd dhe nuk dua të viktimizohem. Presidenti i atëhershëm ishte i informuar me kohë me situatën dhe një ditë më tha “më sjellë para dhe mund të largohesh” dhe ishte ajo që ndodhi realisht në fund”.

“Reagimi kur u larguat nga Barca? Nuk jam i sigurt se isha i gatshëm për atë. Kur vendos gjithmonë shpreson te më e mira. Në atë kohë Madridi po kalonte në një periudhë tranzicioni dhe si lojtar duheshe të për përballeshe vazhdimisht me shtypin. Tani lojtarët janë të mbrojtur më shumë”.

“Sezoni i parë te Real Madridi? Isha shumë i lumtur me fitimin e ligës pasi duhej të përballeshim me një presion të madh”.

“Sezoni i dytë? Ishin shumë të fortë dhe ne fituam tituj të rëndësishëm. Ishte një vit i rëndësishëm”.

“Sezoni i tretë? Pasi u përfshira në fushatën e tmerrshme të Kupë së Botës, shqetësimi kryesor ishte të qëndroja mirë në nivelin fizik para fillimit të sezonit. Fituam dy trofe dhe ishte e mrekullueshme”.

“Sezoni final te Real Madridit? Sezoni im i fundit ishte pak i çuditshëm. Të punoja me tre trajnerë më vështirësoi punën nga ajo që isha mësuar ta bëja më parë. Camacho nuk qëndroi shumë pastaj erdhën Remon e Vanderlei Luxemburgo. Kur e fillon në atë mënyrë, është e kuptueshme që gjërat nuk do të shkojnë mirë”

“Nënshkrimi me Interin? Kam qenë me fat që arrita t’i bashkohem Interit dhe atë gjatë një faze dominuese. Kur vendosa të largohesha nga Reali, kam marrë shumë oferta nga Anglia, por kur me erdhi shansi të luaj në Itali dhe pastaj takova Morattin, nuk kisha dyshime për të ardhmen”, ka thënë Figo në emisionin ‘Acento Robinson’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat