Shkëndija U16 siguron titullin e kampionit

Futboll

Shkëndija U16 siguron titullin e kampionit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 23:26
Shkëndija U16

Pas Kupës pionerët e rinjë të Shkëndijës së Tetovës kanë siguruar edhe titullin e kampionit, duke konfirmuar dominimin në kategorinë e tyre.  

"Shkëndija U16 shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut në gjeneratën U16 në Super Ligën vendit një xhiro para përfundimit të sezonit. Kuqezinjtë e rinjë sot në kuadër të xhiros së 21-të shënuan fitore 5:1 përballë Kull-Zdravje, duke siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.

Takimi i zhvilluar në Tetovë nisi furishëm nga djemtë e drejtuar nga trajneri, Taxhedin Kasami, kur pas 9-të minutave lojë rezultati ishte 3:0 (shënuan Erand Ziba 5‘, Edis Bajrami 7‘, Albion Jashari 9‘).

Në fund të pjesës së parë Gerti Arifi (40’) shënoi për 4:0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë (46’) në skenë doli Hisar Ali që me çoi rezultatin në 5:0, para se Gazmend Lamallari të realizojë për ekipin mysafir (54‘) për rezultat përfundimtar 5:1.  

Me këtë fitore Shkëndija U16 shkon në kuotën e 44 pikëve, 5 më shumë se Makedonija Gj.P. e vendit të dytë, duke krijuar diferencë të paarritshme kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të sezonit.  

Shkëndija U16 ka efekt prej 14 fitoreve, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve në 21 xhiro të luajtura, ndërsa kemi sulmin më të mirë në ligë me 54 realizime, derisa janë pranuar 25 gola. Albion Muslii me 14 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ndiqet nga Albion Jashari dhe Isa Caneski me nga 9 realizime.   

Skuadra e drejtuar nga Taxhedin Kasami sezonin e mbyll të mërkurën (31.05.2023) kur në Kumanovë përballë Milanos do të pranojnë edhe trofeun për titullin e kampionit. Kujtojmë se kjo gjeneratë e Shkëndijës triumfoi edhe në garën e Kupës, kur mundi në finale me rezultat 3:2 Bregallnicën e Shtipit", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat