Salah i vetëofrohet Realit

Futboll

Salah i vetëofrohet Realit

Më: 27 maj 2023 Në ora: 23:22
Salah

Mohamed Salah është gati që të largohet te Real Madridi në merkaton e kësaj verë.

Pasi Liverpooli mbeti jashtë Championsit për sezonin e ardhshëm, te shumta kanë qenë zërat për një largim të mundshëm të tij nga “The Reds”.

Sipas Todofichajes, përfaqësuesit e Salah kanë kontaktuar me Real Madridin javën e kaluar për një marrëveshjeje të mundshme.

Ata janë të prirur të përfitojnë sa më shumë nga fakti se Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë të pamundur të merren nga Real-i këtë verë.

Real Madrid ishte i interesuar për Salah në të kaluarën, por u tërhoq pas zgjatjes së kontratës të sulmuesit verën e kaluar. Salah, marrëveshja aktuale e të cilit është caktuar të skadojë në qershor 2025, aktualisht vlerësohet mbi 60 milionë sterlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat