Starova: Partizani nuk është për titull

Futboll

Starova: Partizani nuk është për titull

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:32
Starova: Partizani nuk është për titull

Partizani i këtij sezoni u projektua për titullin kampion, por sipas Sulejman Starovës nuk bind për të shkuar drejt këtij objektivi.

Trajneri i mirënjohur ka thënë në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV“ se për të kuqtë këtë edicion do të ishte arritje nëse do të arrinin Kupat e Europës. Starova insiston se skuadra e Partizanit është e ndërtuar keq dhe se në këtë gjendje kurrsesi se mund të fitojnë titullin kampion.

“Partizani i këtij sezoni më i fortë se ai i sezonit të kaluar? Lëre çfarë thotë Olsi Rama, por çfarë them unë këtu! Vjet ishin Jasir Asani, Jurgen Bardhi, sot Cara krijon mundësi, Mala përpiqet, Junior është out. Partizani nuk është për titull.

Kjo skuadër duhet të luftojë për Europën. Unë insistoj të them, që një skuadër merr vetëm një fitore në fazën e parë, mos prit të fitojë dhe të dominojë në Shkodër.

Nëse Partizani humb tifozët, ka humbur shumë.

Tifozët nuk kënaqen me këtë gjendje.

Ka lojtarë që janë shumë të përkushtuar, por aq janë limitet. Nëse kapin Kupat e Europës, atëherë janë në rregull.

Kjo skuadër që ka objektiv vetëm suksesin, në këtë gjendje këtu, nuk pranohet.

Kjo skuadër është ndërtuar keq. Për të ecur mirë do të ecin. Nuk bëhet gabim në formacion tani, por është ndërtuar keq. E kam thënë që në javën e dytë që kjo skuadër nuk del kampion. Nuk mund të justifikohesh duke thënë se luan mirë, sepse mirë mund të luajë edhe një ekip i Kategorisë së Parë”, ka deklaruar Sulejman Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat