Gati të përqafojë “ëndrrën kanadeze”

Futboll

Gati të përqafojë “ëndrrën kanadeze”

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:02
Gati të përqafojë “ëndrrën kanadeze”

Lorenzo Insigne është një nga futbollistët më të rëndësishëm që do të jetë pa kontratë qershorin e ardhshëm, pasi nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit të presidentit të Napolit, De Laurentiis.

Emri i tij është lidhur me klube të ndryshme të rëndësishme në Europë, por sipas Will Forbes, specialist i tregut të transferimeve për “Toronto Sun”, një nga mediat kryesore kanadeze, e ardhmja tij mund të jetë në MLS.

Gazetari raporton se Insigne ka një shans “75 për qind” për të pranuar ofertën e Toronto FC. Sulmuesi i kombëtares italiane dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta në Europë, por ofertat nuk po e kënaqin.

Paga që i ofron klubi kanadez intriguese, më e lartë nga ajo që përfitoi Sebastian Giovinco vitë më parë, kur la Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat