Humbi titullin nga Lille, kjo është deklarata e Pochettinos

Futboll

Humbi titullin nga Lille, kjo është deklarata e Pochettinos

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 00:00
Humbi titullin nga Lille, kjo është deklarata e Pochettinos

Lille befasoi të gjithë duke arritur ta mposht PSG-në në kuadër të Superkupës së Francës.

Lille triumfoi me rezultat 1 – 0, derisa ishte trofeu i parë në histori të tyre.

Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino fajësoi mungesën e lojtarëve që disa prej tyre ishin në shtëpi, mirëpo edhe tha se është i kënaqur me paraqitjen.

“E shihni listën e lojtarëve në shtëpi që kemi në shtëpi, kemi disa lojtarë. Gjysma e skuadrës është në shtëpi. Disa prej tyre janë në pushime. Mendoj se paraqitja ishte e mirë”.

“Jam i lumtur dhe nuk dua të flas për emrat e lojtarëve që janë në klube të tjera”, tha ai në konferencë për media.

Ndërkohë, PSG-ja tani i jep fund epokës së këtij trofeu, ngase e kishte fituar në tetë vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat