Klubet e Serie A vihen pas Manajt

Futboll

Klubet e Serie A vihen pas Manajt

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 08:14
Rey Manaj

Rey Manaj ishte lojtari më i mirë i Barcelonës në miqësoren e zhvilluar ndaj Gimnastic disa ditë më parë.

Ai shënoi het-trik në debutimin e tij me ekipin A të katalanasve, ndërsa kjo paraqitje solli një rritje të kërkesave në treg për sulmuesin shqiptar.

Sassuolo ka qenë klubi i parë nga Serie A që ka shprehur interesimin.

Por nuk është vetëm ky klub, pasi Manajn e kërkon edhe një tjetër klub i elitës italiane.

Bëhet fjalë për Venecian, e cila këtë sezon ka prekur një sukses historik duke u kthyer në elitë pas shumë e shumë vitesh.

Venecia po mendon të krijojë një grup të mirë për sezonin e ri dhe emri i lojtarit shqiptar i josh për të plotësuar majën e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat