Hoxha: E kemi studiuar me detaje

Futboll

Hoxha: E kemi studiuar me detaje

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:31
Hoxha: E kemi studiuar me detaje

Partizani do të luajë nesër akti ne parë me ekipin e Bazelit. Këta të fundit janë një ekip që e njeh mirë Europën, duke ia bërë kualifikimin një mision tejet të vështirë të kuqve.

Në prag të sfidës ka qenë përkrahë Dajës në konferencën për shtyp edhe portieri Alban Hoxha. Gardiani shqiptar pranon se të luash përballë një kundërshtari si Bazeli përcjell një emocion të madh, por nga ana tjetër shpreson që skuadra e tij të largohet me një rezultat pozitiv nga Zvicra.

“Sigurisht që ndaj Basel është një ndeshje e vështirë, por njëkohësisht edhe emocionuese për ne lojtarët sepse të luash ndaj të tilla ekipeve nuk të rastis shpesh. Basel është një skuadër me emër, shpresoj që ne të dhurojmë një paraqitje pozitive.

Në fushë duhet të jemi kompakt të gjithë bashkë si ekip, shpresoj që të kemi edhe pak fat. E kemi studiuar me detaje kundërshtarin, kemi analizuar pikat e dobëta dhe të forta të tyre dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv nesër“, është shprehur Alban Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat