Ajeti 13 minuta, Celtic barazon në një sfidë me dy të skuqur

Futboll

Ajeti 13 minuta, Celtic barazon në një sfidë me dy të skuqur

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2021 Në ora: 22:43
Ajeti 13 minuta, Celtic barazon në një sfidë me dy të skuqur

Celtic si vendas u nda baras (1:1) me skuadrën daneze Midtjylland, në takimin e parë të rrethit të dytë eliminator të Champions League. 

Skuadra skoceze u angazhua maksimalisht por assesi që të shënojnë fitore ndaj danezëve.

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, reprezentues i Zvicrës, u inkuadrua në fushë në 13 minutat e fundit (77’) për Celti nga Glasgou. 

Për Celtic shënoi Abada (39') dhe për mysafirët Evander (66').

Ndeshje me dy kartona të kuq pas dy të verdhëve: Bitton (44') i Celtic dhe Dreyer (56') i Midtjylland. Celtic e pret punë e vështirë në takimin e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat