Klubi i madh futet në garë për yllin e Lyonit

Futboll

Klubi i madh futet në garë për yllin e Lyonit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 00:30
Houssem Aouar

Liverpool po kërkon një mesfushor për të zëvendësuar Wijnaldum.

Sipas “ESPN“, skuadra e Jurgen Klopp është në kërkim të yllit të Lyonit, Houssem Aouar.

“The Reds” janë futur në garë me ekipet e tjera angleze si: Manchester United, Tottenham dhe Arsenal të cilat poashtu kanë shfaqur interes për shërbimet e 23-vjeçarit.

Kujtojmë se Liverpool dhe Lyon nuk kanë raporte të mira pasi disa vite më parë kishte dështuar transferimi i Fekir në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat