Ja kush ia prishë punët

Futboll

Ja kush ia prishë punët

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:49
Ja kush ia prishë punët

Sinisha Mihajlloviq ka prishur gjithçka. Bologna arriti marrëveshjen me sulmuesin Diego Costa, por trajneri serb vendosi veton dhe nuk lejoi që të konkretizohej transferimi i sulmuesit brazilian.

Alfredo Pedulla shkruan se mbrëmë vonë ishte mbyllur gjithçka, për një kontratë 2-vjeçare nga e cila sulmuesi do të përfitonte 2.5 milion euro dhe një shifër në momentin e nënshkrimit.

32-vjeçari nuk është preferuar nga Mihajlovic, i cili preferon të marrë nga Shanghai SIPG austriakun Marko Arnautovic.

Ky i fundit nuk po e zgjidh ende kontratën dhe kalimi te Bologna ka mbetur pezull.

Ndoshta Mihajlloviq nuk e do Costan për shkak të përplasjeve që ka pasur në të shkuarën me lojtarë dhe trajnerë, mes tyre edhe me Antonio Conte te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat