Mbrëmje e keqe për Paçaradën dhe St. Paulin

Futboll

Mbrëmje e keqe për Paçaradën dhe St. Paulin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2021 Në ora: 20:20
Mbrëmje e keqe për Paçaradën dhe St. Paulin

Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada me St. Paulin, patën një mbrëmje të keqe në udhëtim, kundër Holstein Kiel, duke pësuar humbje me rezultat 4:0. 

Paçarada u paraqit deri në minutën e 76-të, por me bashkëlojtarë hasën në një rival të fortë, më motivues, pasi që kërkon hyrjen në Bundesliga I. 

Në pjesën e parë u shënuan dy gola, brenda 3 minutave, Arslan (22') e Bartels (24').

Në pjesën e dytë, Bartels shënon edhe golin e dytë të tij dhe për rezultatin 3:0 në minutën e 49-të, duke vazhduar Serra (60’).

Holstein renditet në vend të tretë me 56 pikë dhe St. Pauli është i shtati me 47 sosh pas 32 jave në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat