Dy shqiptarë bien në kategorinë e tretë italiane, Berisha shpreson ende

Futboll

Dy shqiptarë bien në kategorinë e tretë italiane, Berisha shpreson ende

Më: 7 maj 2021 Në ora: 20:06
Dy shqiptarë bien në kategorinë e tretë italiane, Berisha shpreson ende

Pasi Empoli siguroi ngjitjen në Serie A javën e shkuar, sot u luajt java e parafundit e kampionatit të Serie B dhe ka dy verdikte të tjera!

Pescara dhe Reggiana zyrtarisht kanë rënë nga kategoria dhe sezonin tjetër do të luajnë në Serie C, pra liga e tretë italiane.

Emilianët mund ende të kalojnë Cosenza në renditje, por nuk do të luanin dot play out duke parë 8 pikët e diferencës larg Pordenone, që thuajse ka shpëtuar dhe që në javën e fundit do të përballet pikërisht me kalabrezët kundër të cilëve do të mjaftonte qoftë edhe një barazim për të shpëtuar pa kaluar nga ndeshja shtesë, shkruan telesport.

Në majë, Salernitana dhe Monza do të luajnë vendin e dytë që të çon direkt në Serie A me Leçen që është e sigurtë për vendin e katërt dhe mund të mendojë për të tretin.

Luftë e ndezur për dy vendet e fundit të playoff me Chievo, Brescia dhe SPAL në kuotën e 53 pikëve (për momentin vetëm dy do të shkonin në playoff) dhe Reggina që ka shumë pak shanse t’ia dalë.

Kështu, bien nga kategoria Arlind Ajeti me Reggiana dhe Ledian Memushaj me Pescara. Të dy, padiskutim, sezonin tjetër do të jenë të lirë të zgjedhin një tjetër skuadër ose ndoshta do t’i shohim edhe në kampionatin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat