Real Madridi sytë kah Sterlingu

Futboll

Real Madridi sytë kah Sterlingu

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:48
Raheem Sterling

Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, sipas Daily Star, pasi përformancat e Phil Fodenit për Pep Guardiolan e kanë bërë Sterlingun më pak të rëndësishëm se më parë.

Sterling thuhet se është ende i lumtur në skuadrën e tij aktuale, që është e destinuar ta fitojë Premier Ligën dhe janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Anësori anglez vazhdon të ketë përformanca të mira, duke kontribuar me 15 gola në kampionat këtë vit, dhe ai ka luajtur në Angli gjatë gjithë karrierës së tij.

Thënë kjo, Real Madrid me sa duket e sheh Sterlingun si yllin ideal në kohën e tij më të mirë për të kapërcyer hendekun midis sulmuesve të moshuar dhe të rinjve që nuk janë mjaft të gatshëm ta mbajnë klubin mbi supet e veta.

Los Blancos pritet të nisin bisedimet me përfaqësuesit e Sterling para muajit maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat