Inter-i i Beckahm ka shkelur rregullat e MLS, “fajin” e ka ish-juventini

Futboll

Inter-i i Beckahm ka shkelur rregullat e MLS, “fajin” e ka ish-juventini

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:08
David Beckham

Inter Miami i David Beckham ka shkelur rregullat e MLS me blerjen në sezonin e kaluar të ish-mesfushorit të Juventus-it, Blaise Matuidi.

Lojtari nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të huaj dhe ka një rrogë mbi limitin, duke parë se është lojtari i katërt në ekip që është marrë nga jashtë Amerikës, një më shumë nga numri i lejuar (maksimumi 3 lojtarë në ekip).

BBC ka bërë të ditur se klubi i Beckham do të sanksionohet.

Ndërkohë, Matuidi është përfshirë në listën e duhur bashkë me Gonzalo Higuain dhe meksikanin Rodolfo Pizarro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat