E ardhmja e Dybalas në udhëkryq

Futboll

E ardhmja e Dybalas në udhëkryq

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:25
E ardhmja e Dybalas në udhëkryq

E ardhmja e Paulo Dybala është në pikëpyetje të plotë. Prej kohësh, sulmuesi e ka humbur krejtësisht shkëlqimin e tij dhe përpara se të dëmtohej, ishte kthyer në një lojtar stoli.

Trajneri Andrea Pirlo preferonte në sulm dyshen Cristiano Ronaldo-Morata, me Dybalan që shpesh e niste si një zëvendësues. Sidoqoftë, prej disa kohësh argjentinasi është i dëmtuar dhe duket e vështirë për të, që të rikthehet si protagonist këtë sezon.

Dybala ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe Juventusi nuk po bën asnjë përpjekje për rinovimin.

Mediat italiane bëjnë me dije se agjenti i lojtarit nuk ka patur asnjë takim me drejtorin Paratici. Bardhezinjtë nuk do të dëshironin që ta humbisnin me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm dhe sipas gjasave pritet ta nxjerrin në shitje sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat