Gabon Real Madrid, barazon me Real Sociedadin

Futboll

Gabon Real Madrid, barazon me Real Sociedadin

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:57
Real Madrid

Real Madrid nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

“Los Blancos” dominuan nga minuta e parë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Pjesa e parë, pavarësisht rasteve përfundoi me rezultat si nisi, meqenëse asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.

Ishte Portu që pas harkimit të Monreal zhbllokoi rezultatin (55′).

Ndërsa, pas shumë tentimeve, ishte Vinicius Junior që u asistua nga Federico Valverde dhe barazoi shifrat (89′).

Me këtë barazim, Real mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, pesë më pak se lideri Atletico që ka edhe një ndeshje më pak t zhvilluar, derisa Sociedad qëndron në vendin e pestë me 42 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat