Mathieu: Viti im i fundit te Barcelona ishte i tmerrshëm, nuk flisja me Enrique, të gjithë me kritikonin

Futboll

Mathieu: Viti im i fundit te Barcelona ishte i tmerrshëm, nuk flisja me Enrique, të gjithë me kritikonin

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 23:23
Jeremy Mathieu

Ish lojtari i Barcelonës, Jeremy Mathieu ka zbuluar se ka kaluar kohë te keqe në vitin e tij të fundit në “Camp Nou”.

Mathieu ishte një ndër lojtarët me paraqitjen me të dobët në humbjen ndaj Juventusit në atë kohë dhe kishte mjaftë kritika.

Ai zbuloi se pas ndeshjes me “Bianconerët” askush nga lojtarët nuk e mbështeste, derisa nuk fliste me trajnerin e asaj kohe, Enrique.

“Kalova shumë kohë të keqe në vitin e fundit te Barcelona. Kisha ndjenjën se humbja në Torino ishte faji im, por nuk e kuptoj pse me kritikonin vazhdimisht, në futboll luajnë 11 lojtarë”.

“E vërteta është se ndihesha i vetëm në dhomën e zhveshjes, askush nuk më mbështeti dhe nuk mendoj se kjo varet nga futbolli. Tani, Lenglet ka shumë kritika. Duhet të provojë të jetë pozitiv dhe të rregullojë situatën”.

“Nuk flisja me Luis Enrique për një vit të plotë. Në Sporting, ata me dhanë kurajë. Por, në Barcelonë asgjë. Për shembull, ndeshja ndaj Malagas ku bëra gabim, ai nuk tha asgjë në ditën tjetër. As edhe një fjalë të vetëm”.

“Enrique bisedoi vetëm me lojtarët e rëndësishëm”, zbuloi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat