Duraku trajner i ri i ish-kampionëve të Superligës

Futboll

Duraku trajner i ri i ish-kampionëve të Superligës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 13:21
Duraku trajner i ri i ish-kampionëve të Superligës

Fahredin Duraku do të jetë trajneri i ri i Vushtrrisë.

Trajneri nga Mitrovica do të mundohet t’i largoj vushtrriasit nga zona e rrezikshme e Ligës së Parë.

Vushtrria që gjatë këtij sezoni u drejtua nga Fitim Llapashtica dhe Gani Sejdiu është në pozitë të vështirë në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.

Ata para disa ditësh angazhuan futbollistin, Edmond Turku teksa njoftuan se do të bëjnë edhe disa goditje të tjera për ta shpëtuar sezonin në pranverë, shkruan Olle.

Sot do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri.

Informacionin për “Olle” e ka konfirmuar edhe nënkryetari i klubit, Talec Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat